Luan Krasniqi edhe kur humb, fiton 1 milion euro
Vërtetë Luan Krasniqi humbi shansin për të fituar titullin kampion bote për peshën e rendë të federatës WBO, pasi u mund nga ukrainasi Aleksander Dimitrenko, por boksieri kosovar ka pasur përfitime shumë të mëdha financiare. |
Manchester United me sponsor te ri
AIG, kompania e sigurimeve e cila po preket nga kriza ekonomike botërore, është në rrugë për ta prishur marrëveshjen e sponsorimit me Manchester United. |
Ina Rama: Hetimet Durres-Kukes jane pezulluar
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama deklaroi sot se nuk do të ketë më hetime për rrugën Durrës-Kukës, duke mbyllur pa ndonjë rezultat konkret një nga çështjet më të përfolura vitet e fundit ... |
Miliband: Duam te shohim Kosoves ne BE
Britania mbështet Kosovën në të ardhmen e saj evropiane, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, David Miliband, pas takimit me krerët e institucioneve të Kosovës, kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. |
Robinho deshiron te jete me i miri ne bote
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, zbulon se ai synon tё fitojё titullin e Lojtarit mё tё Mirё nё Botё. Braziliani ishte përforcimi mё i shtrenjtё i Premierligёs, me Manchester Cityn qё pagoi 32,5 milionё funte pёr tё marrё shёrbimet e tij. |
Thaci: Londra mbeshtet shtrirjen e EULEX-it ne gjithe territorin e Kosoves
Kryeministri i Britanisë Brown ka pritur në një takim në Downing Street presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Pas takimit, Thaci deklaroi se Britania e Madhe mbështet shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës dhe zbatimin e plotë të pakos së presidentit Martti Ahtisaari. |
Amauri: Interi eshte skuader mesatare
Sulmuesi i Juventusit Carvalho Amauri beson se skuadra e tij ka potencial për ta fituar edhe Scudetton edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa thotë se rezultati kundër Interit nuk do ta përcaktojë Kampionatin. |
Berisha: Buxheti me i madh ne histori
Kryeministri i vendit Sali Berisha, në seancën e pasdites në Kuvend, ka mbrojtur buxhetin e ri të vitit 2009, i cili pritet të miratohet. Berisha tha se ky është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë. |
Kosova e vendosur: Nuk ndryshojme mendje per EULEX-in
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili po zhvillon një vizitë në Londër, në një intervistë për BBC-në, theksoi edhe një herë vendosmërinë e autoriteteve të Prishtinës për të mos pranuar planin e ri prej gjashtë pikash të propozuar nga OKB-ja. |
Al Kaida kritikon Obamen
Në një audio mesazh, që pretendohet të jetë nga njeriu i dytë i Al Qaeda, Ayman al-Zawahri, lideri militant e kritikon presidentin e zgjedhur amerikan Barack Obama për mbështetjen e tij ndaj Izraelit, duke thënë se Obama do të dështojë në qoftë se i ndjek politikat e George Bush. |
Roma - Aquilanit: Bej gati valixhet
Drejtori sportiv i Romës, Bruno Conti, i ka thënë mesfushorit romak, Alberto Aquilani, se do të largohet nga kryeqyteti italian, nëse Roma eliminohet nga Liga e Kampionëve, njofton "Il Romanista". |
|